Lajme

PZAP i jep të drejtë KQZ-se për votimin ne ambasada e konsullata

09/04/2024 16:03
nga:Y I

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa, PZAP, i ka dhënë të drejtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, KQZ,sa i përket votimit në ambasada dhe konsullata duke hedhur poshtë ankesën e përfaqësuesve të subjektit politik Vetëvendosje.

“Sipas vlerësimeve të PZAP nga interpretimi i dispozitave të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjitshme në Republikën e Kosovës nuk përcaktohet në asnjë dispozitë ligjore se mund të ankimohen vendimet e kësaj natyre të KQZ-së, përkatësisht vendimi i KQZ-së për Miratimin e Listës së Qendrave të Votimit Jashtë Kosovës, Numrin e Vendvotimeve, dhe Numrin Maksimal të Votuesve, dhe se në këtë kuptim Paneli vlerëson se rasti lëndor nuk hyn në kategorinë e vendimeve të KQZ-së të cilat mund të ankimohen në PZAP, e rrjedhimisht nga kjo edhe ankesat janë të palejueshme” thuhet në vendim raporton Gazeta Blic.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga PZAP-i që ta shpallë të pavlefshëm vendimin e KQZ-së, “duke e hequr kufizimin e numrit maksimal të votuesve në qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe të nxjerrë vendim meritor, të arsyetuar në lidhje me këtë çështje në bashkëpunim me MPJD”.

Rregullorja e KQZ-së për Votim Jashtë Kosovës parasheh që numri maksimal i votuesve për secilën përfaqësi diplomatike të caktuar si qendër votimi të përcaktohet nga KQZ që kjo të bëhet në bazë të vlerësimit të kapaciteteve për votim.

“Gazeta Blic kishte raportuar pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje.

Më poshtë i’u sjellim vendim e plotë të siguruar nga Gazeta Blic.

Hipokrizia e VV-së / Anëtarët e saj në KQZ e votuan Rregulloren për Votim Jashtë Kosovës, tani ankohen në PZAP pasi KQZ e zbatoi atë

Kurti, përmes MPJ-së tenton t’i fus duart në organizimin e zgjedhjeve, ankohet në PZAP kundër vendimit ligjor të KQZ-së