Lajme

PZAP dënon Kryeministrin Kurti me 5 mijë euro

11/15/2021 20:14
nga:Q R

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shetitur në sheshin e qytetit.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP.

Nga PZAP kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar VV-së gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën thuhet se ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh.

Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë