Më 30 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pranoi si të bazuar ankesën e LDK-së që përfaqësitë diplomatike dhe hapësirat e tyre do të jenë qendra të votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, dhe jo hapësirat e tjera alternative.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ndaj këtimi vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme dhe se KQZ po pret plotëfuqishmërinë e vendimit për zbatimin e tij.
“PZAP ka marrë vendim për çështjen të Qendrave të Votimit në hapësira shtesë – jashtë përfaqësive diplomatike dhe ndaj këtij vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotëfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë, për ta zbatuar atë”, tha Elezi.


