Sporti

“Pyro-show” në “Air Albania”, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Tiranës ndaj Dinamo Batumit

07/13/2023 21:41
nga:Lorik J

Tifozët e Tiranës, realizuan një show të vërtetë piroteknik, teksa ishte duke u luajtur pjesa e dytë e duelit mes bardhebluve dhe Dinamo Batumit, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Në sektorin prapa portës, ku qëndronin ultrasit bardheblu, u ndezën një numër i konsiderueshëm flakadanësh, duke bërë që stadiumi “Air Albania” të pushtohej nga një re tymi e madhe.

Ky spektakël piroteknik, do të pasohet me një gjobë për klubin e Tiranës, nga UEFA, pasi hedhja e flakadanëve në ndeshjen Europiane është e dënueshme, kësisoj, pas ndeshjes, në adresën e klubit bardheblu do të mbërrijë dhe një faturë për flakadanët e hedhur.