Pyjet e Lybeniqit të Pejës i ka kapluar zjarri, raporton Gazeta Blic.
Banorët po përpiqen ta shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta dhe jo adekuate, teksa tymi dhe flakët janë përhapur në gjithë zonën.
Shqetësimin për këtë e ka shprehur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se situata është mjaft e vështirë dhe u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë.
Postimi i saj i plotë:
Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.
Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej!
Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë.