Kanë kaluar dy javë prej kur Aleksandër Vuçiq ka kërkuar kthimin e trupave serbe në Kosovë duke u “bazuar” në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ndërsa KFOR-i ende nuk ia ka kthyer përgjigjen.
Profesori i Universitetit të Prishtinës Arben Fetoshi ka hedhur disa dyshime se vonesa e përgjigjes së KFOR-it për kërkesën e Serbisë, po ndikon tek njerëzit që po qëndrojnë në barrikada në Veri.
“Pse kjo vonesë e KFOR-it, e cila me sa duket është interpretuar si “shqyrtim” dhe i ka trimëruar bandat kriminale në atë pjesë”, ka thënë Fetoshi.
“A është vonesa “skenar” para bisedimeve finale, apo një qasje e re politike për ta “ridefinuar” Kosovën”, pyet ai.
Sa për dijeni, sipas profesorit, rezoluta 1244 nuk flet për ushtarët serbë, ndërsa shqyrtimi i kërkesës mbi këtë bazë jo vetëm që do të ishte atak ndaj SHBA-ve e shteteve të tjera që e kanë njohur Republikën e Kosovës, por edhe shkëndijë e një konflikti të ri në interes të Putinit.


