Lajme

“Putinit nuk mund t’i besojmë”

07/23/2022 20:42
nga:Astrit Gashi

Sulmi rus në portin ukrainas Odessa, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për zhbllokimin e porteve të Detit të Zi për eksportin e grurit dëshmon se presidentit rus nuk mund t’i besohet.

Kështu deklaroi ministrja e Jashtme Britanisë, Liz Truss.

Dy raketa ruse goditën portin e Odessa të shtunën, por nuk shkaktuan dëme të mëdha, njoftoi shërbimi publik Suspilna, duke cituar ushtrinë ukrainase.

“Kjo tregon se nuk duhet ti besojmë fjalëve të Putinit. Ne duhet urgjentisht të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur një mënyrë më të mirë për të shpërndarë grurin ukrainas në treg, që nuk do të përfshijë Rusinë sepse ajo ka thyer premtimin e saj,” tha Truss.

Sulmi erdhi një ditë pasi Rusia nënshkroi një marrëveshje me OKB-në dhe Turqinë për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi, përfshirë Odesën.

Sulmi u dënua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi në Stamboll.