Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator dhe nuk planifikon të flasë në seancë përmes video-lidhjes, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
“Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, tha Peskov, sipas Tanjug. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet në Nju Jork nga 20 deri më 26 shtator.
Në sesionin vjetor të OKB-së marrin pjesë presidentë, kryeministra dhe ministrat e punëve të jashtme. Këtë vit, delegacioni rus do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, raportoi TASS.
Rusia është përballur me izolim të paprecedentë midis vendeve perëndimore për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës fqinje që nga fundi i marsit të këtij viti. Ekonomia ruse është e para që goditet nga sanksionet, por edhe sektorë të tjerë, përfshirë sportin dhe kulturën.
Autoritetet ruse po përpiqen të zëvendësojnë tregun perëndimor me të tjerë, përfshirë Indinë, Kinën, por edhe të tjerë si Filipinet.


