Lajme

Putini “kasap”, Kremlini i kundërpërgjigjet Bidenit

03/26/2022 17:59
nga:Genita C

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, ‘kasap’, pas takimit me refugjatët ukrainas.

Duke folur shkurt pas një vizite për të takuar disa refugjatë ukrainas, Biden u pyet nga gazetarët në lidhje për mendimin e tij për Vladimir Putin, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ai është një kasap”, u përgjigj ai.

Kremlini iu kundërpërgjigj pak kohë më vonë, duke thënë se këto deklarata “kufizojnë më tej mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve”.

Biden: Putini është një kasap