Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për “sabotim” të procesit të negociatave në mes të dy vendeve.
Kremlini i bëri komentet, duke cituar një telefonatë të bërë sot mes Putinit dhe kancelarit austriak, Karl Nehammer.
Putini, gjithashtu, informoi homologun e tij austriak për veprimet që po ndërmerr Rusia për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve në Azov dhe Detin e Zi.


