Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij ka planet e veta se si t’i përgjigjet bombardimeve nga Ukraina, por nuk do të sulmojë popullsinë dhe objektivat civile.
“Detyra kryesore është të garantojë sigurinë”, tha ai në një paraqitje televizive.
“Këtu ka metoda të ndryshme, ato nuk janë të lehta, por ne do ta bëjmë këtë”.
Më herët është raportuar se Rusia po evakuonte 1,200 fëmijë pasi Ukraina sulmoi disa rajone.
Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk u lëndua, shkruan Skynews,