Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet pa përjashtim, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Ai ka thënë se marrëdhëniet e Moskës me Evropën lënë shumë për të dëshiruar, është shprehur se ka shpresë për një kthim në marrëdhëniet normale sapo të merren parasysh interesat e sigurisë, raporton Sky News.
Putin është shprehur se Rusia shpreson që Ukraina do ta kuptojë nevojën për paqe të qëndrueshme.


