Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar përsëri se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbasit të Ukrainës ose Rusia do ta pushtojë atë, duke hedhur poshtë çdo kompromis se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
“Ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, tha ai për India Today. Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit, shkruan BBC.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e lëshimit të territorit.
Komentet e Putinit vijnë pasi Donald Trump tha se negociatorët e tij që po diskutonin një plan paqeje të SHBA-së besonin se udhëheqësi i Rusisë “do të donte t’i jepte fund luftës” pas bisedimeve të së martës në Moskë.


