Lajme

Putin përfshin Kasparovin dhe Khodorkovsky në listën e “agjentëve të huaj”

05/20/2022 23:38
nga:Astrit Gashi

Mjeshtri i shahut Gary Kasparov dhe ish-manjati i naftës Mikhail Khodorkovsky janë përfshirë në listën e individëve, të cilët Rusia i vlerëson si “agjentë të huaj”, tha ministria ruse e Drejtësisë.

Si Kasparov, ashtu edhe Khodorkovsky janë kritikë të shquar të qeverisë ruse dhe të Vladimir Putinit.

Në fillim të këtij viti, Khodorkovsky, një oligark në mërgim, i cili ishte ish-CEO i gjigantit rus të naftës Yukos, tha se ishte “i bindur se Putinit nuk i kishte mbetur shumë kohë”.

Në vitin 2005, Khodorkovsky u dënua me nëntë vjet burg pasi u akuzua për mashtrim dhe evazion fiskal. Putini më vonë e fali atë.

Këtë vit, legjenda e shahut, Gary Kasparov, i cili është gjithashtu një kritik i Putinit, tha se ai priste “gjithnjë e më shumë ndjenja anti-Kremlin” në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës.