Lajme

Putin me kërkesë për ushtarët ukrainas

02/25/2022 16:18
nga:Genita C

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje ushtrisë së Ukrainës që të marrë pushtetin nga qeveria e Zelenskyy, shkruan Al Jazeera.

“I bëj thirrje edhe një herë personelit ushtarak të forcave të armatosura të Ukrainës: mos lejoni neo-nazistët dhe nacionalistët radikalë ukrainas të përdorin fëmijët, gratë dhe pleqtë tuaj si mburoja njerëzore”, tha Putin në një takim televiziv me Këshillin e Sigurimit të Rusisë.

“Merrni pushtetin në duart tuaja, do të jetë më e lehtë për ne të arrijmë marrëveshje”, shtoi ai.

Vërejtjet e Putinit erdhën disa orë pasi Zelenskyy u kërkoi forcave të vendit të tij të qëndrojnë në terren në mes të ofensivës së Rusisë. “Qëndroni të fortë, ju jeni gjithçka që kemi”, u tha udhëheqësi ukrainas trupave ndërsa u drejtonte një video-adresim kombit me uniformë ushtarake.