Lajme

Putin mbikëqyri stërvitjen bërthamore, ministri ukrainas: S’do t’i përdorë ato armë

10/26/2022 16:36
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka thënë se nuk beson që presidenti rus, Vladimir Putin, do të përdorë armë bërthamore.

Ai këto komente i bëri pasi Putin sot mbikëqyri një stërvitje bërthamore nga forcat ruse.

“Mendimi im personal është se Putini nuk do të përdorë armë bërthamore,” tha Reznikov në një konferencë shtypi kur u pyet për këtë çështje, shkruan Skynews.

Stërvitja e forcave ruse ishte planifikuar prej kohës dhe në lidhje me këtë ishin formuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.