Lajme

Putin kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol

05/06/2022 09:11
nga:Astrit Gashi

Një operacion i tretë për tërheqjen e civilëve nga Mariupoli pritet zhvillohet të premten, ka bërë të ditur OKB-ja, pasi më shumë luftime u raportuan për kontrollin e një fabrikës së çelikut “Azovstal” ku po qëndrojnë mbrojtësit e fundit ukrainas.Rreth 200 civilë besohet gjithashtu se fshihen në bunkerë në uzinë, raporton sot BBC.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se duhet bërë gjithçka për t’i “larguar njerëzit nga këto peizazhe ferri”.Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e tij janë të gatshme t’u japin civilëve kalim të sigurt, por luftëtarët duhet të dorëzohen.

Putini e ka shpallur tashmë fitoren në Mariupol, duke urdhëruar forcat e tij të mbyllin zonën e madhe industriale, e cila ishte projektuar gjatë Luftës së Ftohtë për të shërbyer si një bunker bërthamor dhe ka një rrjet tunelesh thellë nën tokë.Megjithatë, forcat e mbetura ukrainase brenda fabrikës së çelikut – luftëtarë nga regjimenti Azov, disa marina, roje kufitare dhe policë, thonë se sulmet ruse po vazhdojnë.

Por Kremlini mohoi se forcat e tij ishin përpjekur të sulmonin centralin dhe këmbënguli se një korridor humanitar ishte i hapur si pjesë e një armëpushimi tre-ditor që filloi të enjten.