Lajme

Putin falënderon pjesëtarët e kombeve tjera që po luftojnë për Rusinë

03/23/2022 08:48
nga:Astrit Gashi

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar pjesëtarët e kombësive tjera, të cilët po luftojnë në kuadërt të ushtrisë ruse dhe të cilët po tregojnë “heroizëm” në Ukrainë.

Titulli Hero i Rusisë iu dha fillimisht një oficeri, togerit nga Dagestan, Nurmagomed Gadzhimagomedov. Ai u detyrua të hidhte në erë një granatë së bashku me ushtarët e armikut dhe u dekorua pas vdekjes për këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin foli edhe për aktin heroik të oficerëve të Dagenstanit gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Ai ka theksuar se Gadzhimagomedov nuk është larguar nga fusha e betejës, përkundër faktit se ka mbetur i plagosur, dhe më pas ka hedhur në erë veten me granatë bashkë me militantët që e kanë rrethuar.

“Unë jam rus dhe, siç thonë, kam Ivanën dhe Marian në familje, por kur shoh shembuj të tillë heroizmi, dua të them: “Unë jam dagestanez, jam çeçen, ingush, rus, tatar, hebre, oset”, tha Putin.