Rusia do t’i përgjigjet hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha sot presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Nëse NATO-ja vendos infrastrukturën e saj në Finlandë dhe Suedi pasi këto dy vende t’i bashkohen Aleancës së Atlantikut të Veriut të udhëhequr nga SHBA-ja, Rusia do të përgjigjet me të njëjtën masë, tha sot Putin.
Mediat ruse citojnë Putinin, i cili tha se nuk mund të përjashtohen tensionet e ardhshme në marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin zyrtar dhe Stokholmin për shkak të anëtarësimit në NATO, raporton Reuters.