Showtime

Puthje pasionante në klip me Vin Velin! Kjo është videoja e ‘rrallë’ e Bora Zemanit

10/27/2021 10:44
nga:G C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka qenë kryefjala e medieve rozë gjatë kësaj jave.

Përballja e saj me Donaldin ku edhe shkëmbyen puthje u komentua gjerë e gjatë nga publiku, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo një puthje e tillë në publik nga Bora kishte ndodhur edhe shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Thuaj po” nga Vin Veli dhe Vedat Ademi, ku pjesë e videoklipit ishte moderatorja.

Në këtë klip Bora Zemani dhe Vin Veli dukeshin shumë të dashuruar ku edhe nuk mungoi një puthje romantike mes tyre./GazetaBlic/