Showtime

Puthje në mes të skenës! Fansi bën veprimin e papritur në koncertin e Taynas, reagon reperja

07/29/2021 10:11
nga:Genita C

Prej disa vitesh Tayna është shndërruar në reperen më të preferuar të shqiptarëve. Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e njohur Tayna ka qenë e ftuar në një ‘club’ ku performoi këngët e saj më të suksesshme. Por një e papritur ndodhi!

 

Një nga fansat e saj prej disa minutash kërkonte vëmendjen e reperes duke zgjatur dorën për ta takuar fiksimin e tij.

Mirëpo ai jo vetëm që arriti të prekë dorën e Taynas, por arriti edhe t’i dhuronte një puthje. E surprizuar reperja e publikoi këtë moment shoqëruar me një “emoji” ?

Epo për hajër pra, siç thotë edhe fansi!/afterparty.al