Në të njejtën periudhë të vitit, qarkullimi në aksin rrugor të Gjirit të Lalzit paralizohej me orë të tëra.
Sot, edhe pse ditë pushimi me temperatura të larta, rruga është thuajse bosh.
Tregtarët e fruta-perimeve, që shesin buzë rrugës, thonë se këtë vit po vuajnë mungesën e pushuesve.
“Edhe puna nuk është ajo punë që kemi bërë vitet e tjera. Pothuajse s’kemi bërë as çerekun e punës.
Vitet e shkuara ka qenë dyfish a trefish më mirë se sivjet. Sivjet është shumë dobët. Pak fare me qershorin, por ky muaj jo, siç e kishim planifikuar ne nuk ka dalë”, shprehen ata.
Njëri prej tregtarëve tregon se shpresat për të pritur më shumë turistë janë të vakta.
“Po iku vera, s’ka më”, tha ai.
Bregdeti I Gjirit të Lalzit frekuentohet më shumë nga pushues ditor, të cilët vit pas vit duket se po zgjedhin alternative të reja.


