Lajme

Pushtimi rus mbylli 30 për qind të ekonomisë së Ukrainës

03/19/2022 18:23
nga:Astrit Gashi

Përveç humbjeve të shumta në njerëz dhe dëmeve të mëdha, pushtimi rus ka dëmtuar 30 për qind ekonominë e Ukrainës.

Pushtimi rus ka detyruar 30% të ekonomisë së Ukrainës të ndalojë së punuari, ka thënë ministri i Financave Serhiy Marchenko në një intervistë televizive.

“Të ardhurat tona tatimore nuk na lejojnë të mbulojmë nevojat tona, (prandaj) rrjedha kryesore e të ardhurave është huamarrja“, tha Marchenko.