Lajme

Pushtimi rus i Ukrainës përçan motrën me vëllain

07/04/2022 15:17
nga:G B

Lufta në Ukrainë i ka kapërcyer kufijtë e vendit. Brenda Rusisë, ajo e ka përçarë shoqërinë në dy kampe të papajtueshme: ata që e kundërshtojnë luftën, dhe ata që e mbështesin atë që Kremlini ngulmon ta quajë “operacion ushtarak”.

Që nga 24 shkurti, shumë familje ruse kanë anëtarë që nuk flasin më me njëri-tjetrin, apo që komunikojnë rrallë.

Prindërit i kanë ndërprerë marrëdhëniet me fëmijët e tyre, burrat me gratë dhe motrat me vëllezërit.