Sporti

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, UEFA pritet të marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

02/22/2022 08:18
nga:Mergim Rreci

Pushtimi i afërt i trupave ruse në territorin ukrainas po e vë botën në gatishmëri të lartë dhe UEFA, e vetëdijshme për tensionin e madh mes dy vendeve, po shqyrton ndryshimin e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja vendimtare e Champions League është planifikuar për në Shën Petersburg më 28 maj, por organizata nuk dëshiron të rrezikojë dhe, sipas Daily Mail, finalja mund të transferohet në “Wembley”, në Londër, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA po monitoron nga afër situatën dhe do të marrë një vendim në javët në vijim.

/GazetaBlic Sport/