Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve me energji elektrike, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka shkruar se kjo qeveri e ka ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit.
“Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Pushteti ngre lartë flamurin e bardhë të dorëzimit
Fillim javën e nisim me reduktime të energjisë elektrike! Në mes të gushtit, familjeve të vendit tonë për pos krizës së çmimeve të larta të produkteve esenciale për jetë; tani i shtohet edhe ngarendja për ta zënë rrymën e kryer obligimet e përditshmërisë që po i rëndohet çdo ditë e më shumë.
Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!


