Në Kosovë, pushimi i lehonisë dhe pushimi prindëror janë dy çështje të cilat ligji i njeh dhe mund të shfytëzohen nga puntorët të cilët janë prindër.
E, ky ligj në vendin tonë u’a jep të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve pushim grave lehona të cilat mund t’a shfrytëzojnë.
Poashtu, ligji parasheh që tre muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa të bëhet nga punëdhënësi me kompenzim prej 70% të rrogës bazë, si dhe për gjashtë muaj në vijim ky pushim paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompenzim prej 50% të rrogës.
E, koordinatoria e Forumit Ekonomik të Gruas, Saxhide Mustafa, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, tha se vendi ynë është duke kaluar në një absurditet të cilët po ofrojnë një pagesë simbolike, që vlerëson se është një ndihmës “sociale”.
“Në Kosovë është duke ndodhur një absurditet tjetër. Qeveria tani ka një pagesë simbolike për gjashtë muaj për nënat lehona që nuk punojnë, ta quajmë një ndihmë “sociale”. Dhe përdërisa, në sektorin privat, nënat që presin lindjen e fëmijëve , ato privohen t’a marrin këtë ndihmën nga shteti sepse deri në momentin që ato kalojnë në pushimin e lehonisë, ato i kanë tatimet e paguara, ndërsa ndihmën e shtetit për nënat që nuk punojnë është një afat gjashtë mujor që ti nuk ke qenë në punë për t’a marrë atë ndihmë. Prandaj, nënat e reja që po punojnë po privohen nga dy ndihmat, nga ajo që punëdhënësi nuk po ia jap, por, edhe nga kjo e shtetit që nuk mundet t’a marrë”, tha Mustafa.
Koordinatorja e këtij forumi, u shpreh se qysh nga fillimi i këtij forumi janë angazhuar që të bëjnë ndryshim të Ligjit të Punës, që sipas tyre kanë vërejtur një diskriminim të madh, kryesisht në sektorin privat, e sidomos tek ato gra që janë në planifikim për familje.
Poashtu, vlerëson se ligji aktual është duke e rritur këtë diskriminimin jo vetëm në pagesat e lehonisë, por, edhe në pushimin prindëror.
“Ne konsiderojmë se ky ligj është duke e rritur diskriminimin në sektorin publik, e veçanërisht atë të sekretorit privat, dhe jo vetëm në pjesën e lejes së lehonisë dhe mos pagesës e lehonisë, por, edhe në pushimin prindëror, gjë që ne e konsiderojmë që patjetër duhet të jetë i përfshirë në Ligjin e Punës”, tha Mustafa.
E, për këtë tha se kërkesat e tyre drejtuar qeverisë janë bërë në mënyrë tranzitore, pasiqë është një ligj i cili patjetër duhet të jetë në zbatim në vendin tonë.

Ndër të tjera, thotë se ne si forum nuk mund të përqafojmë një ligj i cili nuk mbështet direktiva evropiane, e kur të miratohet një ligj i tillë atëherë mund të themi se Kosova ka politika miqësore për familjet.
“Ne si Forum Ekonomik i Grave nuk mund ta përqafojmë një ligj i cili nuk mbështetet në direktiva evropiane, prandaj kjo do të thotë që kur një ligj është i bazuar në direktiva evropiane ku parashihet pagesa e lejës së lehonisë e pushimi prindëror, pra, pushim edhe për baballarët, atëherë mund të flasim se në Kosovë kemi filluar të kemi më shumë politika për familjen, pra poltika miqësore për familjen”, u shpreh Mustafa.
Si përfundim, ajo vlerëson se si shkak i kësaj janë edhe largimi i qytetarëve nga vendi, që sipas saj, nëse qeveria vazhdon të bëj politika të tilla që janë në jo favoritshme, nuk duhet befasuar me ikjen e vajzave të reja nga Kosova.
/GazetaBlic/


