Lajme

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, ditën e hënë mësimi do të mbahet në versionin “online”

11/12/2021 12:26
nga:M K

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media ka thënë se procesi mësimor është duke u zhvilluar në mënyrë normale.

Pupovci gjithashtu bëri të ditur se në shkollat ku të jenë qendra të votimit, të hënën mësimi do të mbahet me skenarin C.

“Procesi mësimor në të gjitha shkolla është duke u zhvilluar në mënyrë normale, me skenarin e rikthimit. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë shkollë për shkak të infeksionit të kalojë në skenarët që janë përgatitur enkas për situatën me COVID-19.

Në shkollat ku do të bëhet votimi, të hënën mësimi mbahet me skenarin C, nga distanca. Për shkak se duhet të bëhet ajrosja e shkollave”, deklaroi ai.

Pupovci gjatë konferencës ka folur edhe për ndarjen e bursave për studentët.