Punonjësja sociale, Emanuela Ismaili thotë se në Fakultetin e Shkencave Sociale, studentët nuk e njohin njëri-tjetrin, madje nuk u dinë emrat.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ismaili u shpreh se ata janë shokë vetëm në rrjetet sociale si Facevook-u dhe Tik Tok-u.
“Ne jemi larguar nga individi. Nëse më përpara, unë e njihja shokun apo shoqen e klasës, e dija edhe prejardhjen, edhe nga vinte, si e kishte situatën ekonomike, sot nuk i njohin shokët e klasës, nuk e dinë, thjesht i njohin nëpërmjet Facebook-ut, Tik Tok-ut.
Unë futem në auditor dhe studentët nuk kanë jetën sociale, nuk njohin njëri-tjetrit. Nuk i njohin as emrat njëri-tjetrit. Është njëfakt që jemi larguar nga individi”, theksoi ajo.


