Nesër (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 18:00, do të bëhet bllokimi i rrugës “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet, për shkak të punimeve në kanalizim nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
Punimet po zhvillohen edhe në rrugën “Hamdi Mramori” (mbrapa Muzeut).

Rrugët alternative për qarkullim do të jenë rruga “Ilaz Agushi”, “Bajram Kelmendi” dhe rrugët lidhëse të zonës së vjetër të qytetit.