Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me rastin e ish-punëtorit të RTK’së, i cili kishte përfituar mbi 472 mijë euro përmes kompanisë “Pastimi”.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se për të njejtin ishte pranuar kallëzim penal në fund të qeshorit të 2013.Për këtë rast, ishte ngritur aktakuzë në gusht të vitit 2014.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e një punëtori të RTK-së, i cili kishte përfituar të holla përmes kompanisë “Pastimi”, ashtu që, ju bëjmë me dije se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28.06.2013, ka pranuar kallëzim penal nga policia kundër personit me inicialet B.Sh. Lidhur me këtë çështje penale, prokurorja e rastit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve më 04.07.2013 dhe pas ndërmarrjes së një mori veprimesh nga ana e saj, më 11.08.2014, ka ngritur aktakuzë kundër personit të lartcekur, në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425 të KPK-së dhe “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 426 të KPK-së”, thuhet në njoftim.
Në këtë çështje penale, të lartcekurit i është konfiskuar shtëpia e banimit dhe automjeti i tipit “Land Rover”.Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj të pandehurit B.Sh., të njëjtën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Elvis Kelmendit


