Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për aksidentin e trafikut me fatalitet në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Policia ka njoftuar se shoferi që me veturë goditi për vdekje një këmbësor të dielën, ishte i mitur.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Një punëtor i KEDS-it ka vdekur pasi u aksidentua nga një veturë në Podujevë, sipas njoftimit të kësaj Korporate, viktima ishte gjatë kryerjes së detyrës kur u aksidentua.
Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.
Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.


