Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës dhe kompania “Sshalberger” është e detyruar t’i kthej ato në punë brenda tri dite.
Këtë njoftim Azemi e bëri në Facebook, ku tha se Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës ka fituar kontestin ndaj Parlamentit të Kosovës dhe kësaj kompanie në rastin e grevës së punëtoreve teknike.
“Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës fiton kontestin ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë Sshalberger në rastin e grevës së punëtoreve teknike në Kuvend. Raporti zyrtar i inspektoratit të punës e bën fajtor për rastin e cekur tersisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin.Turpi briena nuk ka.Inspektorati i propozon kompanisë qe te gjitha puntorët t’i kthej aty ku kan qenë brenda 3 ditëve”, ka shkruar Azemi në Facebook.