Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, punëtorët teknikë kanë filluar grevën nga e hëna për shkak të pagave.
Në mungesë të punëtorëve teknik, nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë përgjegjësinë e kryerjes së punëve teknike.
“Punën e punëtorëve teknik që janë në grevë në shkollën Naim Frashëri po e kryejnë nxënësit”, kështu ka shkruar në Facebook, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Punëtorët teknikë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me pagat, duke kërkuar ngritje.
Nëse greva nuk sjell sukses brenda javës së ardhshme, punëtorët teknikë kanë njoftuar se do të kërkojnë nga komuna të gjejnë punëtorë të tjerë, pasi ata nuk janë të gatshëm të rikthehen në punë me pagën aktuale.