Sporti

Punëtorët shqiptarë rrahen keq me ata nga Rumania gjatë punimeve në ‘Camp Nou’

10/11/2024 17:57
nga:Mergim Rreci

Ka pasur një përleshje të ashpër mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë, sot gjatë punimeve në ‘Camp Nou’.

Sipas dëshimtarëve, rreth 20 persona janë rrahur me shufra hekuri dhe shkopinj, gjashtë prej tyre kanë lëndime më të rënda, transmeton GazetaBlic Sport.

Policia është duke e trajtuar rastin dhe duke bërë identifikimin e punëtorëve, kurse ata poashtu po marrin edhe trajtime shëndetësore.