Lajme

Punëtorët e QKUK-së të pakënaqur me ligjin e ri të pagave, nisin javën me protestë

03/13/2023 09:10
nga:Genita C

Java në QKUK ka nisur me një protestë. Administrata dhe shërbimet teknike në QKUK kanë filluar protestën që në orët e para të ditës së sotme. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri të pagave.

Punëtorët e administratës dhe shërbimeve teknike në QKUK kanë zbarazur zyret dhe kanë mbushur korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave.

Kjo nuk do të jetë protesta e vetme sot në QKUK.

Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së nga ora 10:30.