Pas disa ditësh protestë dhe bojkot pune, mbi 50 punëtorë të njësisë së pastrimit në Drenas kanë njoftuar se e kanë ndërprerë grevën, pas një marrëveshjeje me menaxhmentin e kompanisë KRM “Pastrimi”.
Ata thonë se vendimi për ndërprerjen e grevës është marrë për hir të qytetarëve, por kërkesat e tyre mbesin të njëjta, njofton Klankosova.tv.
Qëndrimi i tyre ndaj zëvendësmenaxherit Fitim Gashi mbetet i pandryshuar, ata i bëjnë thirrje menaxhmentit që të nisë masa hetimore ndaj tij dhe të përmbushen kërkesat për kushte më të mira pune.
Në të kundërtën, pas një afati optimal, ata paralajmërojnë se do rikthehen sërish në grevë.