Mbi 2 mijë punëtorë marshuan në Prishtinë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune, në mungesë të një përgjigjeje nga institucionet. Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar protestë para zyrave qendrore të ndërmarrjes në Prishtinë.
Sindikata thotë se kërkesat e punëtorëve për rritje page dhe përmirësim të kushteve nuk kanë marrë ende një përgjigje të qartë nga Menaxhmenti dhe institucionet përkatëse.
Organizatorët e protestës kanë thënë se pa punëtorë nuk ka energji dhe sipas tyre, pa dinjitet nuk ka KEK.


