Lajme

Punëtorët e ATK-së në grevë, këto janë kërkesat e tyre

07/14/2021 12:37
nga:Gazeta Blic

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, pasi nuk kanë pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat, e kanë vazhduar grevën e pezulluar.

Greva filloi nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të punës dhe ato janë si në vijim:

Krijimi i kushteve të punës;

Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

Kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

 

Ibrahimi: Pse kryeministri pranon t’ia paguaj një shtet tjetër shpenzimet dhe t’i hyj borxh atij shteti?