Lajme

Punëtorët e AKP-së shprehen të shqetësuar rreth barazisë gjinore në pozita të larta në AKP

04/16/2024 13:51
nga:N K

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të martën ka diskutuar lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Në këtë mbledhje të Komisionit kanë qenë të ftuar përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues.

Ndërsa, prezent ishte Drita Gjonbalaj, përfaqësuese e AKP-së, e cila tha se shpreh shqetësim lidhur me barazinë gjinore në pozita të larta në AKP.Sipas Gjonbalajt, punëtorët në AKP po keqpërdorin pozitat e larta kurse punën më të madhe e bëjnë gratë.“Përkundër deklarimeve politikë gruas nuk i është dhënë hapësirë në çështje vendimmarrësve, përkundër faktit se ajo ka treguar potencial në sfera të ndryshme.

Gratë në AKP kanë pozita të ulëta, është bërë diskriminim i madh i grave në pozita të larta drejtuese aty”, tha Gjonbalaj.E njëjta, shtoi se po dominon patriarkalizimi dhe po shkatërron institucionet e shtetit.“Në konkursin e fundit kërkohet përvojë në pozita menaxheriale dhe të aplikojnë vetëm personat në pozita drejtuese. AKP ka bërë dhe po bën diskriminim gjinor ndaj meje dhe ndaj tjerëve.

Në konkurse ftohen vetëm meshkujt, që nga viti 2008 udhëheqësit e AKP-së më kanë penguar të avansohem në detyrë. Kërkoj ta zbatoni vendimin e institucionit të avokatit të popullit të bëhet hetim si kanë ndodhur udhëheqja dhe si kanë ndodhur punësimit”, tha ajo për EO.