Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për punësimet e fundit ku shumica nga të pranuarit në KEK ishin militantë ose familjarë të partisë në pushtet, raporton Gazeta Blic.
Shala ndër të tjera ka thënë se kanë pritur në një vjetorin e Qeverisë Kurti të presin rezultate në sektorin energjetikë, por që sipas
Shalës aty po ndodhin punësimet partiake e militantë të VV-së.
“ Keni vendosur një menaxhment në KEK që është 100 për qind i nënshtruar ndaj partisë në pushtet. Ajo që ndodhi në fund me punësimet është e papranueshme, e paligjshme dhe lëndë për drejtësinë”, ka thënë Shala ndër të tjera.
“ Sot kryeministri Kurti do të duhet të ishte në KEK t`i kërkoj falje punëtorëve të KEK, sot kryeministri ishte dashur të ishte në KEK tu tregonte atyre se çfarë ndodhi me 20 milionë euro të ndara nga qeveria për KEK, sot kryeministri do të ishte atje për t`i thënë KEK se pse KEDS nuk po ia kthenë 60 milionë euro borxh…”, tha Shala.