Lajme

Punësimet e VV-së në KEK, Ehat Miftaraj ironizon fortë me partinë në pushtet: U punësuan 100 ekspertë

04/04/2022 20:20
nga:Q R

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me punësimet e Vetëvendosjes në KEK, duke thënë se u punësuan 100 ekspertë, shkruan Gazeta Blic.

Më tutje ai vazhdon duke thënë, se Bordi i Drejtorëve të KEK nesër do ti ndajnë mirënjohje Kryeshefit Ekzekutiv të KEK.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajmi fundit

Më në fund fillon çlirimi dhe çkapja e KEK-ut!

Në konkursin e fundit një gamë e mbi 100 ekspertëve dhe profesionistëve i janë bashkuar këtij gjigandi energjetik për t’i kthyer lavdinë e dikurshme!

Bordi i Drejtorëve të KEK nesër do ti ndajnë mirënjohje Kryeshefit Ekzekutiv të KEK, për menaxhimin e koorporates me theks të veçantë të procesit të fundit lidhur me pranimin e punëtorëve të rinj përmes një procesi transparent, të barabartë, paanshëm dhe të drejtë.

1 prill 2022!