Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pranuar se vajza e axhës së tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq.
Mytaher Haskuka është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.
“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë ai në KTV.
Ndryshe, partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare, derisa vet tash nuk po respektojnë diçka të tillë.
Më poshtë keni intervistën e tij.
LEXO EDHE: