Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se në veri janë kryer punë edhe më herët, veçse ato siç tha ai, nuk janë përdorur për poena politik.
Siç tha ai, atje janë kryer investime, janë ndërtuar shtëpi, është bërë furnizimi me ujë, e janë ndërtuar shkolla e objekte, veçse nuk janë shfaqur.
“Veprime në veri dhe punë në veri janë kryer edhe më herët, janë kryer edhe investime, edhe ndërtimi i shtëpive, dhe infrastrukturës, furnizimi me ujë, shkolla e objekte. Edhe tash e kam përfunduar një projekt, është rregulluar shtrati i lumit në të dyja anët. Janë disa çështje që janë me interes shtetëror dhe nuk besoj që është e duhur që me bo përpjekje me konvertuar gjithçka në poena politik. Po krijohet përshtypja që Institucionet e shtetit të Kosovës veç tash janë prezent në pjesën e veriore të Kosovës, ato kanë qenë”, u shpreh Hamza në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.