Stadiumi në Merdare ka marrë krejt një formë tjetër, derisa ka filluar të gjëlbërohet e gjithë fusha.
Puna intensive nga ekonomet e Llapit e kanë sjellur një gjendje krejtësisht ndryshe të fushës nga ajo që ka qenë me parë.
Llapi e cila me anë të një postimi ka sjellur disa fotografi nga fusha në Merdare, në pamje të parë është dhënë një sinjal i mirë për përmisime të mëdha.
“Ka filluar të përmirësohet dhe pamjet e para janë një sinjal i mirë se kjo fushë do të jetë krejtësisht ndryshe në ndeshjet e radhës të cilat rifillojnë nga data 12 shtator”, thuhet nder tjera në njoftimin e Llapit.


