Sporti

Punë e madhe tek Milani para ndeshjes me Atalantan, kërkohet vetëm fitrorja

05/20/2021 23:24
nga:Mergim Rreci

Milani po përgatitet për ndeshjen më të madhe të këtij sezoni ndaj Atalantas, ndeshje kjo e cila vendosë edhe fatin e kësaj skuadre për garat evropiane.

Rossonerët e dinë që vetëm një fitore do të garantojë një pozitë brenda top katërshes dhe një kualifikim në Champions League, përndryshe ata rrezikojnë të tejkalohen nga Napoli dhe Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raporteve, trajneri Stefano Pioli dhe drejtori Paolo Maldini vendosën të qetësojnë tensionin në fushën e stërvitjes në Milanello.

Bashkëdrejtorët Ivan Gazidis dhe Ricky Massara ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ngjarje këtë pasdite.

Zlatan Ibrahimovic dhe Matteo Gabbia janë të vetmit që mungojnë në lëndime, por Pioli thuhet se po konsideron një ndryshim paraprak.

Pas tre ndeshjeve radhazi me Brahim Diaz si  trekuartist në një rol qendror pas sulmuesit, ai mund të hiqet në favor të Rafael Leao.

Nëse Leao do të fillonte, atëherë kjo do ta kthente Hakan Calhanoglu përsëri në pozicionin më qendror.

Ndryshime të tjera priten në formacionin për ndeshjen ndaj Atalantas, me skuadrën e Milanit që do të luajë me qasje ofanzive në plotësi.

/GazetaBlic Sport/