Zymer Bytyqi do të jetë futbollist i ri i Olympiacos.
Marrëveshja tashmë është punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Transferimi pritet të rezultojë me një tarifë transferimi prej 800 mijë – 1 milionë euro.
Ky do të jetë një kapitull i ri për futbollistin kosovar, i cili tashmë do të kërkojë suksesin me gjigantin e madh grek.



