Sporti

Punë e kryer: Coutinho tek Aston Villa, Barça mund ta regjistrojë Ferran Torresin

01/07/2022 11:05
nga:E K

Barcelona duket se po arrin të bëjë punë të mirë në merkaton e janarit.

Skuadra katalane ka arritur marrëveshje me Ferran Torres gjatë ditëve të kaluara, por nuk kanë regjistruar akoma lojtarin.

Hapësira e vogël në paga ka bërë që La Liga të bllokojë regjistrimin e tij, por lajmet e sotme janë pozitive për katalanët.

Skuadra ‘Blaugrana’ ka arritur marrëveshje me Aston Villa për huazimin e Coutinho, dhe anglezët do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës së tij.

Kësisoj, Barca liron hapësira te pagat dhe do të mund ta regjistrojë pa telashe Ferran Torresin.

Lojtari i Manchester City do të jetë nga përforcimet më të rëndësishme që Xavi do të ketë në këtë merkato.