Tashmë konsiderohet çështje e kryer, Davide Alaba do të jetë futbollist i ri i Real Madrid.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka njoftuar që reprezentuesi austriak ka kompletuar edhe testet mjekësore, përcjell GazetaBlic Sport.
Alaba pritet që të marrë një rrogë të madhe te klubi i Real Madrid, kjo ishte edhe arsyeja pse ai zgjodhi këtë klub, gjë të cilën nuk mund ta përballonin klubet e tjera.
Alaba kaloi 10 vite tek skuadra gjermane, atje ku fitoi edhe shumë trofe.
??| David Alaba has already completed his medicals with Real Madrid. Only the announcement is missing. ?? @FabrizioRomano @podcastherewego #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) May 26, 2021


