Sporti

Pulisic pritet të jetë mungesa e madhe e Milan ndaj Juventus

9 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Sergio Conceiçao mori këtë të mërkurë lajme të mira dhe të këqija.

Christian Pulisic nuk ka lëndime të rënda, por nuk pritet të jetë gati për duelin e Milanit me Juventusin, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari u largua në pjesën e parë të ndeshjes me Como, me ankesa në këmbë. Testet përjashtuan ndonjë problem serioz fizik muskulor, por në kujtesë janë problemet fizike të mëparshme: është dëmtimi i tretë i Pulisic që nga fillimi i dhjetorit, pasi u desh të largohej për shkak të problemeve me kyçin e këmbës dhe pulpin e djathtë.

Ndaj, sipas shtypit italian, dy seancat stërvitore gjatë ditëve në vijim do të jenë vendimtare për të vendosur nëse anësori, golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, ka mundësi apo jo për t’u përballur me ‘Zonjën e Vjetër’.

/GazetaBlic Sport/